Aldo Bumçi tregon skenarin e protestës së PD-së: Nesër do të ketë më shumë njerëz, ja si do të veprojmë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 23:01 | Politikë

Aldo Bumçi tregon skenarin e protestës së PD-së:

Prezencë të madhe të të rinjve dhe rezistencë, paralajmëroi Aldo Bumçi në protestën e nesërme të opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në studion e Off dhe Record më Andrea Dangllin në A2 CNN, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për drejtimin e një regjimi të korruptuar, duke theksuar se vendi ka nevojë për shpresë dhe ndryshim.

“Mesazhi ynë nuk ka qenë molotovi, por korrupsioni qeveritar. Në protestën e fundit kishte prezencë të madhe të të rinjve dhe rezistencë. Nesër do të ketë më shumë. Kjo është një energji që nuk ka ndaluar e nuk do të ndalojë, do shikoni shpalosjen e protestës. Ftesa është që shpëtimi vjen nga qytetarët”, tha ai Off dhe Record më Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në ftesën që u drejtoi qytetarëve për protestë nga studio e Off dhe Record më Andrea Dangllin në A2 CNN, Bumçi tha se shpëtimi do të vijë nga shqiptarët.

“Ky vend ka nevojë për shpresë e shpëtim dhe shpëtimi do të vijë nga shqiptarët. Nuk do protestojnë, as gjermanët, as amerikanët edhe pse kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Ramës. Jemi ne që duhet të dalim në shesh”.

Bumçi theksoi se protesta nuk synon thjesht ardhjen e PD-së në pushtet, por largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, si model për të garantuar zgjedhje të lira dhe për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

“Nuk dalim të sjellim PD në qeveri, nuk ka zgjedhje, por largimi i Ramës është shpëtim. Të sjellim një model si në RMV, qeveri teknike që ky vend të shpëtojë nga ky kalbëzim”, theksoi ai në Off dhe Record më Andrea Dangllin në A2 CNN

Sipas tij, proceset gjyqësore zgjasin me vite dhe ndryshimi duhet të vijë përmes reagimit demokratik qytetar.

“Nuk ikën Rama prej çështjeve gjyqësore se duan vite. Por duhet një reagim demokratik, të heqim Ramën dhe të kandidojë me qeveri teknike dhe të shohim sa vota merr. Nuk ka shpëtim tjetër”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos