“Kanë të njëjtat standarde”, Albatros Rexhaj: Prokuroria Speciale në Kosovë u ngrit nga ata që krijuan SPAK-un

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 22:48 | Politikë

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Prokuroria Speciale në Kosovë u ngrit nga ata që krijuan SPAK-un”.

“Prokuroria Speciale në Kosovë është krijuar para SPAK-ut, domethënë është SPAK-u i Kosovës. E kanë krijuar të njëjtët njerëz që kanë krijuar SPAK-un, po ata zyrtarë evropianë kanë qenë. Edhe ka të njëjtat standard. Kanë nisur hetime, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari, e ka çuar çështjen në gjyq dhe ajo ka qëndruar në zyrë sepse Albin Kurti ka thënë që beson në pafajësinë e ministres së tij. Këtu në Shqipëri, nëse prokuroria nis një hetim, ti je automatikisht fajtor”, tha Rexhaj.

“Kjo është trashëgimi nga komunizmi. Nëse ti dëshiron të ndryshosh këtë vend, duhet pasur pak durim që çështjet të ndërtohen në një formë që të jenë të besueshme”, shtoi Rexhaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos