Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN tha se ish-kryebashkiaku socialist Edison Memolla përfundoi në qeli për një shprehje në telefon.
Klosi theksoi se rasti i Memollës është shembulli më kuptimplotë që Reforma në Drejtësi është e paprekshme nga PS.
“Rasti i fundit i Rrogozhinës tregon të gjithë këtë fillin e logjikës që unë thashë. Një kryetar bashkie në detyrë, në telefon thotë një shprehje që s’ka lidhje as me korrupsionin asnjë gjë, por për punën e dritave, ‘po tani e gjete?’- i thotë atij, ‘që jemi në zgjedhje’. Për ketë gjykohet", u shpreh Klosi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
"Nuk ndërhyri politika për një kryetar të zgjedhur të PS të thoshte mos e gjyko këtë, mos e dëno këto, ose mbaje në punë. Për një shprehje në telefon që ‘ore tani e gjete?’ ai sot është në burg, dhe është shembulli më kuptimplotë i kësaj që ne themi që Reforma në Drejtësi është e paprekshme nga PS. Ne jemi garantët e vetëm të mbrojtjes”, vijoi Sekretari i Përgjithshëm Socialist.
(A2 Televizion)