
Nisma e maxhorancës që Kuvendi të dalë me një deklaratë të përbashkët për të dënuar pretencën e Hagës, e cila kërkoi nga 45 vite për ish-krerët e UÇK-së, për kreun e PD-së Sali Berisha është një akt i shëmtuar.
Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit, kreu demokrat tha se kjo skemë po përdoret nga Rama për të mbrojtur mandatin e Ballukut.
“Përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së, nga një kriminel ordinere si mburojë, është akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por kjo tregon se sa të ultë janë këta dhe çfarë janë në gjendjen të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Nëse do ishte serioze, nuk ngrihej kjo kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut. Kjo u ngrit si një mënyrë për të kaluar çështjen e mandateve”, tha ai. (A2 Televizion)