“Anëtarësimi me faza nuk na dëmton”, Balla: Pas mbylljes së negociatave, topi i kalon vendeve anëtare

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 11:40 | Politikë

“Anëtarësimi me faza nuk na dëmton”, Balla: Pas

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, deklaroi se “ambicia e qeverisë është mbyllja e negociatave deri në vitin 2027” dhe shtoi se “anëtarësimi me faza” i kërkuar nga Gjermania “nuk na dëmton”.

“Në një farë mënyre miratohet ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, të përfshirë në këtë proces, të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. Mes kapitujve 23-24 në historinë e BE janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Nga adresimet e Gjermanisë, një vend udhëheqës, thuhet se “Shqipëria me Reformën në Drejtësi është një model për vendet e tjera që aspirojnë. Kjo javë me rëndësi përmbyllet nesër me Komunitetin e Përfaqësuesve. Kemi pasur dje, është bërë publike fakti që Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim që të përshpejtohet procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria. Anëtarësimi me faza nuk na dëmton. Ambicia jonë është mbyllja e negociatave deri në 2027. Në fund të 2027 mbyllen negociatat dhe më pas topi nuk është më krahun e vendeve aspirante, por në fushën e vendeve anëtare”, u shpreh Balla, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos