“Çfarë do t’i thuash Ramës kur ta takosh përballë?”, Meta rrëfim nga burgu

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 22:34 | Politikë

“Çfarë do t’i thuash Ramës kur ta takosh

Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku ka folur për raportin me kryeministrin Edi Rama dhe për situatën politike në vend.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta takonte përballë, Meta u shpreh se nuk shmanget nga askush dhe se ndihet “ballëhapur” përpara qytetarëve.

Unë dal përballë cilitdo dhe as nuk e ndërroj rrugën, as nuk i ul sytë. Përpara shqiptarëve do të jem gjithmonë ballëhapur sepse kam mbrojtur interesin kombëtar dhe demokracia për mua është interes kombëtar. Koha do tregojë se kush ka llogari për të larë me këtë popull”, tha Meta.

Ai komentoi edhe marrëdhënien e tij me Ramën ndër vite, duke thënë se e ka njohur atë që kur ishte ministër dhe më pas kryeministër në koalicion.

Unë e njoh z. Rama. Rama ka qenë shumë i urtë kur ka qenë ministër, kur ka qenë vartës, madje edhe kur ka qenë kryeministër në koalicion. Ai vinte çdo ditë në orën 10:00 te Parlamenti. Derisa korruptoi Lulin dhe i mori të gjitha pushtetet, duke nxjerrë fytyrën e vërtetë”, deklaroi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos