Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Nga Armand Bajrami
5 Mars 2026, 12:14 | Politikë

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut më 9 mars, raporton A2CNN. 

Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase.

Seanca do të mbahet në orën 9:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos