
Kreu i PD Sali Berisha, duke iu drejtuar mazhorancës socialiste në seancën e Kuvendit, tha se PS po mohon gjenocidin serb në Kosovë. “Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë”, u tha Berisha deputetëve socialistë, raporton A2CNN.
“Së dyti, nderuat dhe bëtë shumë mirë që nderuam sot legjendën e guximit shqiptar, Adem Jasharin, kulmin e heroizmit. Por ulni kokën se nuk pranoni gjenocidin serb në Kosovë. Uleni kokën sot. Janë vetëm në familjen Jashari 56 burra, gra dhe fëmijë. Uleni kokën se nuk votoni genocidin serb. Se mohoni genocidin serb në Kosovë. Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë. Çfarë jeni ju që nuk pranoni genocidin serb në Kosovë? Vetëm fëmijë janë 2 mijë të vrarë. Shko në Prishtinë dhe vizito muzeun e këpucëve të fëmijëve. Janë 2 mijë fëmijë të vrarë. Dhe pastaj mbani zi. Të mbani zi për gjithë ata që kanë rënë, të dënoni gjenocidin në Kosovë të serbëve, por problemi është se ju jeni shndërruar në të keqen banale. E keqja banale janë ata që as mendojnë, as mbajnë përgjegjësi, që sillen si automat, siç silleni ju", tha Berisha në seancë. (A2 Televizion)