
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do ta marrë pjesë në procesin e zgjedhjes në Parlament të Avokatit të Popullit.
“Ne tërhiqemi totalisht nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, nuk marrim pjesë në farsë”, tha Berisha në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.
Deklarata vjen pasi të martën, lista me emrat kandidatë për postin u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim, raporton A2 CNN.
Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita.
Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani. (A2 Televizion)