Në ditën ndërkombëtare të familjes Avokati i Popullit Endri Shabani ishte në një takim me strukturat lokale të bashkisë së Pogradecit, ku në qendër të takimit ishte pamundësia e familjeve shqiptare për të jetuar me dinjitet referuar ndihmës ekonomike që jepet nga shteti.
Sipas Shabanit me vlerën aktuale të ndihmës ekonomike dhe inflacionit familjet shqiptare nuk mund të dalin dot nga banesa dhe jo me të jetojnë me dinjitet dhe kjo sipas tij ka sjellë edhe shpopullimin e vendit dhe lënien e të moshuarve të vetëm.
Një tjetër problematikë për Avokatin e Popullit është edhe gjendja çnjerëzore, sipas tij, e trajtimit të paraburgosurve veçanërisht të atyre që kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Ndërsa pjesa e të paraburgosurve VIP, për Shabanin nuk përbëjnë problem madhor. (A2 Televizion)