“Nuk pres bashkëpunim me PS”, Korreshi pas votimit të rezolutës: Ja e vërteta e “telefonatës” Bardhi-Balla

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 12:51 | Politikë

Deputeti i PD Saimir Korreshi duke folur në emisionin “Puls” në A2CNN u shpreh skeptik për mundësinë e bashkëpunimit politik mes opozitës dhe mazhorancës, pavarësisht votës së përbashkët për rezolutën e integrimit, gjatë seancës së të enjtes. 

Unë nuk kam asnjë iluzion që do të ketë asnjë bashkëpunim nga PS, sepse një gjë të tillë s’e ka bërë asnjë herë. Nuk pres ta bëj në këtë moment”.

I pyetur se pse votoi pro draftit dhe nuk abstenoi, Korreshi tha se vendimi ishte në përputhje me qëndrimin e grupit parlamentar demokrat dhe me bindjen e tij për rëndësinë e integrimit europian.

Votova pro sepse vendimet e grupit nuk diskutohen. Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Për rastin në fjalë jam edhe dakord, pasi s’e shoh veten time jashtë proceseve integruese të Europës, pavarësisht se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar me atë Europë ku duam të integrohemi. Në mënyrën se si është sot Shqipëria, ai s’po e çon në drejtim të Europës, por në drejtim të gropës".

Korreshi komentoi edhe raportet mes drejtuesve të dy grupeve parlamentare të PD dhe PS, duke hedhur poshtë pretendimet për një telefonatë mes tyre.

Përtej faktit që e ka deklaruar z.Bardhi mënyrën se si, ka thënë që nuk ka guximin z.Balla që t’i bjerë telefonit, nëse do kishte një kanal do bëhej në rrugë zyrtare. I kanë lënë gjë me libër shtëpie pa i thënë njëri-tjetrit. Nuk ka një telefonatë Bardhi-Balla, nuk ka asnjë shans. Z.Bardhi dhe z.Balla nuk shkojnë”.  

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos