Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 20:13 | Politikë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar atë me një “dasmë si mos më keq”. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se situata duket se do të shkojë edhe më keq, pavarësisht se aktivitetet përkonin me 8 Dhjetorin, ditën simbol të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor”, shkruan Balla, raporton A2 CNN.

Në reagimin e tij, Balla u ndal edhe te deklaratat e Sali Berishës për gjeneratën Z, duke thumbuar: “Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”

Reagimi i kreut të grupit socialist vjen pas deklaratave të Berishës, gjatë ditës së sotme, i cili kërkoi  nisjen e protestave të fuqishme kundër qeverisë Rama, duke përmendur rolin e gjeneratës Z në ndryshimet politike në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos