Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 19:45 | Politikë

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për

Nga foltorja para kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të përgatiten për protesta të fuqishme kundër qeverisë, të cilat sipas tij do të shërbejnë për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin.

“U ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje dhe se meriton çdo ndëshkim për ato që i ka bërë kombit, ndërsa nënvizoi se ka ardhur momenti për reagim qytetar.

“Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë”.

Në fjalën e tij, Berisha nderoi figurën e Azem Hajdarit, të cilin e quajti “tribun i lirisë”, si edhe studentët e Lëvizjes së Dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos