Balla uron Ditën e Rinisë me një këngë të 30 viteve më parë: Atdheu ka hyrë në fazën finale të ribashkimit me Europën

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 17:38 | Politikë

Balla uron Ditën e Rinisë me një këngë të 30

Me një këngë himn të rinisë së 30 viteve më parë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka uruar Ditën e Rinisë. Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve shqiptarë kudo që ndodhen, në atdhe, në trojet kombëtare dhe në diasporë, Balla shprehet se Shqipëria ka hyrë në një etapë vendimtare drejt integrimit europian.

“Gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rejave dhe të rinjve shqiptarë kudo në atdhe, troje kombëtare dhe në diasporë. Atdheu ka hyrë në fazën finale, mund ta numërojmë me muaj por jo më me vite, të ribashkimit me Europën. Kjo është arritja më e madhe që nga Shpallja e Pavarësisë”, shkruan Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, i shoqëruar me videon e këngës simbol të viteve '90 “Jemi emri i vetë jetës”, ai thekson se ka zgjedhur pikërisht këtë himn të rinisë së 30 viteve më parë për të kujtuar jo vetëm 8 Dhjetorin, por edhe atë që e cilëson si një arritje historike për vendin.

“Kam zgjedhur këtë himn të rinisë sonë 30 vite më parë për ta kujtuar këtë ditë dhe këtë arritje historike”, shton ai.

Balla falënderon artistët që interpretuan këngën simbol të rinisë së sapodalë nga diktatura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos