“Të mbështesim qytetarët”, Berisha: Do të rikërkojnë në parlament vendosjen e minimumin jetik

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 15:56 | Politikë

“Të mbështesim qytetarët”, Berisha: Do të

Nga mbledhja e grupit parlamentar, Sali Berisha njoftoi se demokratët do të paraqesin sërish në Kuvend një amendament për vendosjen e minimumit jetik. Lideri i PD pohoi se minimumi jetik duhet të jetë të paktën 200 Euro, pasi çmimet e larta e kanë bërë të papërballueshme jetesën e qytetarëve.

“Do të riparaqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik, si amendamenti, si lëvizja e parë më e domosdoshme për mbështetje të qytetarëve shqiptarë. Me këtë rritje çmimesh, është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro.

Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritje tjetër. Cilido që të jetë kostoja e tij, alfa e çdo hapi duhet të jetë vendosja e minimumit jetik. Është e paimagjinueshme të pranosh një situatë të tillë. Është pashpirtësi e madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos