Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Moment historik 

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 22:08 | Politikë

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë, duke theksuar se procesi i integrimit kërkon më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj u shpreh se integrimi evropian është një projekt kombëtar dhe një aspiratë e hershme e shqiptarëve për një vend më demokratik, më të drejtë dhe më të zhvilluar brenda familjes evropiane.

Ai uroi Shqipërinë dhe qytetarët për këtë arritje, duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Evropian vijon me besim dhe përgjegjësi më të madhe.

"Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!

Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, shkruan Begaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos