“Rama përdor logjikë pushtuesi”, Alimehmeti: Kryeministri tenton të ndikojë edhe te opozita

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 22:18 | Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama përdor logjikën e një pushtuesi në raport me popullin shqiptar.

“Narrativa e Ramës, si e çdo diktatori tjetër, është që pas meje nuk ka më asgjë. Populli shqiptar do të vazhdojë përpara. Ai është një person që ka bërë abuzimet më masive me këtë popull. E ka shpopulluar vendin dhe ka përdorur një logjikë pushtuesi, i cili nuk mendon për popullin, por për burimet natyrore dhe për territorin. Për opozitën nuk është e lehtë sepse po përdorim armë demokratike, ndërsa Rama nuk është në demokraci. Ai është në diktaturë. Kemi pasur 45 vite diktaturë ne dhe e kemi parë si bëheshin zgjedhjet”, tha Alimehmeti.

“Nevojitet vendosja e rregullave sepse shteti funksionon si arbitër mes dy palëve që janë në garë. Nëse shteti është palë me njërin prej garuesve, si do fitojë tjetri? Nuk ka për të ndodhur kurrë. Rama lejon opozitë aq sa do ai, sepse nuk është diktaturë totalitare, është diktaturë autokratike. Ai madje ndikon edhe te opozita, për të vendosur se kush duhet të futet”, shtoi Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos