Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 10:38 | Politikë

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që asaj t’i ndërpritet menjëherë mandati si magjistrate. Berisha u shpreh po ashtu se Irena Gjoka hynte dhe dilte nga zyrat e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimit për AKSHI-n.

"Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit", raporton A2 CNN.

Po ashtu kreu i PD tha se avokati i Irena Gjokës ka amnistuar krimin zgjedhor.

Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos