PD protestë më 10 shkurt, Klevis Balliu tregon detaje: Do të jetë më e fortë, më e përshkallëzuar

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 21:32 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, ka folur për protestën e radhës kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet më 10 shkurt, duke paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar.

Sipas Balliut, protesta do të jetë më e fortë dhe më e vendosur se ajo e mëparshmja, me pjesëmarrje masive dhe përballje më të drejtpërdrejtë me institucionet. “Protesta do të jetë më e fortë se sa ishte herën e fundit. Më e përshkallëzuar, me më shumë përballje dhe deputetët duhet të jenë në krye, sepse do t’u dalin garantë qytetarëve që do të marrin pjesë”, u shpreh ai.

Balliu theksoi se qëllimi i protestës është të ushtrohet presion maksimal ndaj qeverisë për të reflektuar mbi kërkesat e opozitës dhe për t’i dhënë fund, sipas tij, abuzimeve dhe keqqeverisjes. Ai bëri thirrje për mobilizim të gjerë qytetar, duke e cilësuar protestën si një moment vendimtar për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos