Nuk ka gjë në botë që shpëton Ramën dhe Ballukun u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u priu protestuesve nga bulevardi Dëshmorët e Kombit para zyrës së ministres Balluku dhe drejt Parlamentit. Në një deklaratë për mediat ai tha se Rama dhe Balluku po kërkojnë azil politik.
““Kaluam nga Bashkia. E pastruam Bashkinë. Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Erion Veliaj, nga Edi Rama. Ata do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, absolutisht nuk do gjejnë kund. Vrimë miu nuk do gjejnë. Ministria e Infrastrukturës është në kryeministri. Ne protestojmë se ata janë dy janë të lidhur si mishi me thoin, Rama e Balluku”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi drejtuesit e policisë dhe tha se do të ndëshkohen me forcën e ligjit.
“Paratë që kanë vjedhur nuk keni justifikim të mbroni banditë si këta. Raportojani qytetarëve sesi Shqipëria ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt të vitit 1991. Rama është i pashpresë. Ata që hedhin ujë e gaz janë Sokol Bizhga dhe Ilir Proda dy kriminelë të klasit të lartë që do të ndëshkohen me forcën e ligjit”.
I pyetur nga gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj se pse këtë herë nuk i priti protestuesit në seli por i priu në shesh, Berisha u përgjigj: “Se skenarët ndryshojnë”. (A2 Televizion)