Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit

Nga A2 CNN
24 Janar 2026, 12:48 | Politikë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përçuar një mesazh për qytetarët, përmes një postimi në X, Berisha shprehet se sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës.

Berisha e cilëson këtë ditë si ditën e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos