Përfshirja e Shqipërisë në nismën e presidentit amerikan për krijimin Bordi të Paqes, për analistin Altin Gjeta mund ta vendosë vendin në një pozitë të vështirë për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN ai paralajmëroi se miratimi i saj në mënyrë të nxituar nga kryeministri Edi Rama mund ta vërë vendin përballë vendimeve të vështira strategjike, sidomos nëse përplasja mes BE-së dhe SHBA-së vijon, pasi kjo iniciativë nuk është përqafuar nga pjesa më e rëndësishme e Bashkimit Evropian.
“Miratimi në mënyrë të nxituar i pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë iniciativë ka rrezik ta vendosë Shqipërinë në pozitë të vështirë për një periudhë afatmesme ose afatgjatë. Se kjo nismë nuk është përqafuar nga pjesa më e rëndësishme e BE. Ka një çarje të thellë mes Europës dhe SHBA. Marrëdhënia transatlantike nuk ekziston më. Rreziku është që me anëtarësimin në këtë mekanizëm ne do gjendemi para vendimeve para vendimeve të vështira. Nëse çarja mes Brukselit dhe Uashingtonit do vijojë atëherë Shqipëria çfarë rruge do të zgjedhë?”, tha analisti në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN.
Sipas Gjetës, ekziston rreziku që përfshirja në këtë nismë të ndikojë negativisht edhe në procesin e integrimit evropian, pasi një nga kriteret kryesore të anëtarësimit në BE është harmonizimi i politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Ai ngriti disa pikëpyetje mbi qëndrimin e Shqipërisë.
“Rreziku është që me anëtarësimin në këtë mekanizëm ne do gjendemi para vendimeve para vendimeve të vështira. Nëse çarja mes Brukselit dhe Uashingtonit do vijojë atëherë Shqipëria çfarë rruge do të zgjedhë? A rrezikon kjo ta ngrijë procesin e anëtarësimit të BE së se një nga kriteret kryesore është të jesh në politikat me Brukselit? Ka rrezik të na vendosë në pozita të vështira me aleatët tradicionalë. Po ravijëzohen dy pole. Dhe pyetja që shtrohet është se me cilin perëndim do të jetë Shqipëria?”. (A2 Televizion)