Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 20:35 | Politikë

Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

Në fjalën e tij në protestën e shtatë të opozitës, kreu demokrat Sali Berisha sfidoi kryeministrin Rama për debat. Ai bëri thirrje që të zgjedhë studion televizive dhe të përballet me të.

“Hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve se çfarë hajduti i pangopur je. Koha jote ka marrë fund! Jep dorëheqjen!

Duke iu referuar edhe thirrjes së këtij të fundit si dëshmitar në çështjen “Partizani”,  Berisha deklaroi se Rama do të përballet në gjykatë për firmat e tij, duke e cilësuar procesin si një moment historik.

“Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për Berishën, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve  se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund”.

. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos