Xhaferri: Të ngremë një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 19:54 | Politikë

Xhaferri: Të ngremë një rebelim kundër të keqes që

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në fjalimin e tij në protestën e opozitës theksoi se "pushteti është i brishtë dhe mund të rrëzohet nga e vërteta".

“Mjafton një shkëndijë e së vërtetës që ky pushtet prej fasade të shkrumbohet e të bjerë në tokë,” deklaroi Xhaferri, shkruan A2.

“Paratë tuaja nuk shkojnë për shkolla më të mira, për spitale ku gjen shërim, as për rrugë e siguri publike. Shkojnë në xhepat e një grushti personash përmes tenderave sekretë dhe koncesioneve fantazmë. Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur. Nuk mund t’ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu,” shtoi Xhaferri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos pranojnë situatën aktuale, duke theksuar se vendi ka potencial për zhvillim: “Duhet të shembim murin e pandëshkueshmërisë dhe të ngremë një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën. Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës".

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos