Tritan Shehu: Shqiptarët po ikin çdo ditë. Një regjim që i ka indinjuar qytetarët

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 19:38 | Politikë

Situata e rënduar ekonomike, ikja masive e shqiptarëve, shkatërrimi i demokracisë dhe votës së lirë, si edhe integrimi janë disa nga arsyet e protestës së sotme të opozitës. Në një lidhje me Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se regjimi i Ramës ka varfëruar Shqipërinë dhe ka shkatërruar marrëdhëniet tona në Bashkimin Europian.

“Rëndësi ka që njerëzit të protestojnë, të thonë fjalën e tyre, të marrin pozicion atë regjimi i cili ka varfëruar Shqipërinë, i cili ka shkatërruar marrëdhëniet tona në Bashkimin Europian, i cili ka shkelur me kënd dinjitetin e njerëzve, i cili po bën që shqiptarët të largohen masivisht nga Shqipëria dhe të protestojnë ndaj shkatërrimit të demokracisë, votës së lirë, në mënyrë që t'i hapet rrugë të drejtës qytetare për të votuar dhe që vota të vlejë. Kjo është e rëndësishme. Pastaj çështjet e organizimit të brendshëm në protestë, ato janë çështje teknike. Padyshim që është varfëria e thellë e njerëzve, arroganca atje regjimi, shkelja e drejtave themelore, dëmtimi dhe shkatërrimi i rrugës së integrimit tonë europian. Janë të gjithë këto ngjarje që po ndodhen. Ju shikoni ç'po ndodh. Ç'po ndodh me çmimet, ç’po ndodh me punësimin, ç’po ndodh me shkeljen e të drejtës së shqiptarëve për të gjetur vend dhe mundësinë e jetesës në Shqipëri, por janë detyruar të braktisin vendin, të shtyhen jashtë. Ç'po ndodh me sistemin e shëndetësor? Ç'po ndodh me shërbime të tjera sociale? Ja. Unë mendoj se arsyet janë edhe mesazhet janë të panumërta ndaj këtij regjimi. Pa dyshim që kjo protestë shpreh pikërisht këto gjëra. Indinjatën e qytetarëve ndaj një regjimi i cili ka shkelur këto parime bazë të një shteti demokratik”, tha Shehu për A2 CNN.

I pyetur mbi ndryshimin e strategjisë së protestave dhe rikthimin e fjalimeve, Shehu u shpreh se këto janë çështje të brendshme organizative, ndërsa theksoi se thelbësore mbetet pjesëmarrja e qytetarëve dhe reagimi i tyre kundër qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos