Berishës i hiqet “non grata”? Gazetari Koka: Ja dëmi më i madh që iu bë dhe sfidat e PD-së

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 21:11 | Politikë

Lajmi për heqjen e non gratës së Sali Berishës për gazetarin Bledian Koka nuk është informacion i ri pasi ka kohë që ka qarkulluar. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se ajo që herë pas herë del në skenë është afati se kur kjo mund të ndodhë. Sipas tij vlera e kësaj mase ka rënë dhe vetë ambasada nuk e diskuton më këtë çështje, pavarësisht se ende asnjë ambasador i SHBA nuk ka shkuar në selinë e PD.

“Informacioni që non grata ose sanksionimi për zotin Berisha mund të si me thënë mund të të rishikohet, ka kohë që qarkullon. Pra nuk është një informacion i ri. E vetmja gjë që herë mbas here ridel në skenë është afati se kur. Sepse me sa duket në logjikë edhe në koncept është se kur do të ndodhi. Pra është dyshimi, ose kërshëria. Por në aspektin e vlerës, konkrete reale të saj si masë, unë mendoj që kjo ka rënë këtu biem dakord të gjithë. Pra vetë ambasada e shtetit që e ka vënë nuk e ka nuk e ka deklaruar më, nuk e ka diskutuar më, nuk e ka përmendur më dhe nuk e përdor më si mekanizëm për të mos komunikuar me atë që është Partia Demokratike sot me në krye zotin Berisha. Sigurisht që ka një lloj ngërçi, sepse dikush mund të thotë që s'kemi parë akoma ambasador të ambasadës të Amerikës të shkojë në Partinë Demokratike”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Koka theksoi se një zhvillim i tillë do të ishte i rëndësishëm për ridimensionimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe opozitës shqiptare.

“Unë them që do jetë një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar dhe për të ridimensionuar një marrëdhënie e cila nuk duhet të ishte thyer. Do duhet të ridimensionohej një situatë e cila për mendimin tim nuk i forcoi marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po përkundrazi si asnjëherë tjetër cenoi atë që për mendimin tim në Shqipëri ka qenë sidomos në 30 vitet e fundit institucion në Shqipëri dhe ka qenë proamerikanizmi. Pra, në momentin që Amerika sanksiononte, kritikonte, këshillonte, tërhiqte veshin e tjerë e të tjerë, kjo ishte një gjë e padiskutueshme. Nuk kishte diskutim mbas saj. Ajo që ndodhi me zotin Berisha mendoj që ishte një ishte një gabim i cili është i gjithë pranuar që ishte i tillë, sepse edhe ata që i binden Amerikës, ata politikanë panë që jo domosdoshmërisht bindja e verbër në thonjëza, ose lëshimi i çdo lloj kërkese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fundore përkthehet me një mirënjohje të përjetshme ose me një mirënjohje të cilat minimalisht nuk bën pis kur ti ke ikur nga politika siç ndodh me zotin Berisha”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Koka tha se “non grata” ndaj Berishës cenoi marrëdhëniet proamerikane. Ai përmendi edhe Charles McGonigal, duke pretenduar se çështja ishte e lobuar politikisht.

“Dhe unë mendoj a do të ngjallet si kjo frymë gati gati antierikanizmi që u ngjall dhe në Partinë Demokratike? Pati kritika sepse ishte një gjë e pakuptimtë, ishte një gjë që nuk bënte sens në asnjë lloj drejtimi dhe që cenoi atë që ishte institucion në Shqipëri, jo vetëm në PD. Unë mendoj dhe sot koha ka treguar që ajo gjë ishte një gjë e lobuar. Pra, këtu ka qarkulluar një sharlatan si Charlie McGonigal, i cili merrte miliona duke hequr dhe duke vënë sipas nevojave”.

Por për gazetarin Koka, sfidat e PD-së edhe nëse hiqet non grata mbeten demokracia e brendshme dhe e ardhmja politike e partisë.

“Për mua ajo që do duhet të bëhet debat në momentin kur kjo gjë të hiqet, problemi është çfarë efekti do ketë te Partia Demokratike? Unë s' mendoj që Partia Demokratike bëhet më e fortë apo më e dobët nëse i hiqet apo i mbahet në grata. Mendoj që Partia Demokratike ka sfida të tjera, ka diskutime të tjera, debate të tjera për demokracinë e brendshme, për zgjedhjet, për atë që do të jetë e ardhme e Partisë Demokratike. Këto po janë sfida. Çështja e nongratës më saktë unë mendoj që thjesht do shërbejë dhe ka shërbyer për të vendosur një gjë ose për të cenuar një gjë, një kristalinë të rëndësishme, të bukur që ishte në ndërmjet raporteve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Dikur edhe një nëpunës i ambasadës kishte një peshë kur jepte një porosi. Sot edhe kur flet ambasadori, kur flet dhe sekretari amerikan i shtetit, nuk është se merret shumë konsideratë dhe kjo për mendimin tim është dëmi më i madh dhe efekti që pati non grata ndaj zotit Berisha”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos