“Moment i ri në raport me SHBA”, Muçollari: Nuk do ishte çudi finalizimi i heqjes së “non gratës” për Berishën

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 20:35 | Politikë

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, komentoi zërat mbi një heqje të mundshme të “non gratës” së kreut të kësaj partie, Sali Berishës.

“Prej kohësh ka një ridimensionim të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me të gjithë faktorin ndërkombëtar. Deri para dy vitesh nuk vinte asnjë përfaqësues i lartë në seli, ndërsa para disa muajsh erdhën anëtarë të Parlamentit Europian. Në këtë aspekt, nuk do të shikoja aspak të çuditshme edhe finalizimin e heqjes së “non gratës”, si një padrejtësi të kryer ndaj liderit të opozitës dhe opozitës në tërësi”, tha Muçollari në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nuk kam dëgjuar zëra të tillë, por është mëse e pritshme dhe besoj që do t’i shërbejë jo vetëm opozitës, por edhe vendit. Unë patjetër që jam optimist, pasi kam përshtypjen që të gjithë kalvarin e vuajtjes dhe problematikave opozita e kaloi tashmë. Mbase tani është një moment i ri, rigjenerimi, ripërtëritjeje, pse jo edhe një moment i ri në raport me SHBA dhe Bashkimin Europian”, shtoi Muçollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos