Bordi i Paqes, burime për A2CNN: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Nga Fjorela Beleshi
7 Shkurt 2026, 20:22 | Politikë

Bordi i Paqes, burime për A2CNN: Rama pritet të shkojë në

Burime të A2 CNN bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama pritet të shkojë në Uashington, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.

Kjo mbledhje është parashikuar të mbahet më 19 shkurt.

Ndërkohë, në 9 shkurt, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

A2 CNN mëson se në fokus të takimit do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas burimeve për A2 CNN shtetet anëtare, në veçanti Gjermania kërkon me ngulm nga Shqipëria që politika të mos bëhet pengesë për drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos