"Bordi i Trump po konkuron OKB"- Gjyli: Po krijohet një rend i ri botëror

Nga A2 CNN
20 Janar 2026, 21:04 | Politikë

Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Bordi i Paqes i Donald Trump po konkuron Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Kjo ftesa dhe ky entuziazmi vjen si rrjedhojë e të gjithë këtyre akuzave të ngritura në një farë mënyre për marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë për momentin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky nuk është një hap i vogël. Unë mendoj që ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në shpërfaqjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është një nga 60 vendet që ka marrë një mandat fillestar për të qenë pjesë e një strukture shumë të rëndësishme që i shërben edhe atij nocioni të rendit të ri global dhe patjetër që ne jemi një vend i vogël dhe një vend jo me fuqi sa i takon qoftë përfaqësimit, por edhe në plan ekonomik dhe unë mendoj që kjo Shqipërisë mund t'i shërbejë në shumë aspekte e para njëherë të shpërfaqes së vet në arenën ndërkombëtare, konsolidimit të vendit qoftë në plan institucional, mund t'i shërbejë Shqipërisë për investitorët e huaj, mund t'i shërbejë Shqipërisë për plane dhe projekte të tjera ndërkombëtare që mund të thithen si rrjedhojë e këtij lloj promovimi, mund t'i shërbejë Shqipërisë në plan ekonomik edhe të zhvillimit të turizmit edhe atyre strategjive që mund të ndërtohen në të ardhmen”, tha Gjyli.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe bordi i paqes sot në plan ndërkombëtar po bën konkurrencë nga një nga instancave më të rëndësishme ndërkombëtare që është OKB-ja dhe jemi në një moment shumë të rëndësishëm historik, se si do të funksionojë arena ndërkombëtare do të ketë një përmbysje dhe qenia e Shqipërisë këtu në këtë pikë jemi të rikonfirmuar qoftë në politikën e brendshme, qoftë dhe në atë se si ne do të shihemi në rendin ndërkombëtar, si partner strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe do ta thoja pikëpyetjen: si do të afektojë kjo procesin e Shqipërisë drejt BE-së? Dhe këtu është pikëpyetja më e madhe. A do të kemi ne ftohje apo distancim në ecurinë që do të bëjmë drejt Bashkimit Europian, reformave dhe procedurave që do të vijnë në të ardhmen? A e afekton kjo fakti që shumë vende janë treguar skeptike ndaj ngritjes së bordit të paqes dhe çfarë do të prodhojë kjo për arenën ndërkombëtare? Kjo është pikëpyetja më e madhe”, shtoi pedagogia.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos