
“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të na mbajë në këtë nivel që është në nivel i pranueshëm duhet të jetë standardi. Sa më parë të organizohemi të kemi standard të turizmit për të mbajtur këtë numër dhe për të garantuar kthimin e këtyre turistëve në Republikën e Shqipërisë për pushimet e tyre edhe aktivitetet që secili prej tyre i ka jetike apo të domosdoshme”.
Sipas tij, turizmi do të duhet të kishte tërhequr edhe degë të tëra të ekonomisë.
“Bujqësia shkon shumë dhe duhet të ishte dega që duhet të kishte përftuar më shumë nga turizmi sa i takon prodhimit vendas bujqësor, blegtoral e fruti kulturës. Për fat të keq nuk po ndodh kjo, sepse turizmi po na nxit drejt importit. Po të shikosh të dhënat e dhjetorit natyrisht tek eksportet bujqësia ushqimi, pijet e duhani janë më rënie ndërkohe që importi është me një rritje që shkon 1%”, tha Braçe.
Ndërkohë, vijoi Braçe, që prodhimi vendas po konsumohet shumë më pak sa i takon turizmit, sepse nuk është më në parametrat dhe ky është viti më i vështirë i mundshëm, shkruan A2 CNN.
“Jemi goditur nga dy përmbytje dhe nga zjarret ky është viti që duhet ndihmuar akoma më shumë për të eliminuar këtë fenomen që kemi. Pra që shërbimet e turizmit po nxisin importin jo prodhimin vendas”, tha Braçe.
E dyta, shtoi ai, janë efektet që turizmi po prodhon në disa elemente të tjerë të rëndësishëm siç është edhe tregu i imobilareve dhe tregu i qirave.
“Airbnb që përkthehet në fenomen sa i takon përballimit të flukseve turistike veçanërisht në ato muaj që janë më të fortët po ndikon fort në çmimet e qirave duke dhënë një impakt mbi shtresa e kategori të ndryshme të vendit përfshi edhe të rinjtë”, tha Braçe. (A2 Televizion)