“Lapangjozët duhet të përballen me drejtësinë”, Balla-Bardhit: Të mbani përgjegjësi edhe ju që i ushqeni me para

Nga A2 CNN
27 Janar 2026, 13:49 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulan Balla, sulmoi opozitën duke thënë se mban me para “disa lapangjozë” për të hedhur molotov dhe fishekzjarrë në protestë.

“Kishit njërin aty të cilit i dukej vetja si Çak Norris dhe që po qëllonte kryeministrinë. Ai grupi aty në mes ishin ca fytyrë mbuluar lapangjozë të cilët kishin marrë urdhrat për të goditur institucionet dhe këta lapangjozët duhet të përplasen duhet të përballen me drejtësinë”, tha Balla, përcjell A2 CNN.

“Këta nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse ju dhe kushdo tjetër që i ushqen ata me para për të goditur institucionet duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve kjo parti politike bashkë me një matuf i cili i cili duhet të marrë përgjegjësi për lloj këtë lloj inspirimi...”.

“Lëri këto të dëngla ti se bën si qesharak sepse ti ke qenë ai që ke bërë kallëzimin. Ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë. Sikurse ke bërë edhe kallëzimin për Belind Këlliçin, sikur ke bërë kallëzimin për Edmond Spahon, për kongresin madhështor të dhjetorit të 2021-shit”, iu drejtua Balla Gazment Bardhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos