“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Gaz Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

Nga A2 CNN
27 Janar 2026, 10:58 | Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme të përgjigjet për atë që ndodhi në protestën e të shtunës së opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

“Ministrja e brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Çelës dhe klanit të Troplinëve. Kjo është një kërkesë procedurale që ju do duhet ta hidhni në votim. Do duhet të jap shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara që dhe sot që flasim kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të policisë drejtuar nga zonja”, tha Bardhi, përcjell A2.

“Edhe pse i kanë thënë merru me zjarrfikëset se Ilir Proda është mbi ty sa i takon policisë. Krimi i organizuar mbi të”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos