Braçe pyetet për Veliajn, ja reagimi i deputetit që është ofruar si kandidat për Tiranën

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 11:25 | Politikë

Braçe pyetet për Veliajn, ja reagimi i deputetit që

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë çështjet që janë në shqyrtim nga drejtësia.

I pyetur nga gazetarët, Braçe u shpreh se politikanët duhet të shmangin komentet mbi vendimet e gjykatave dhe proceset gjyqësore.

Besoj që të gjithë ne politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Kështu që do vazhdoj të bëj të njëjtën gjë që kam bërë deri më tani, që të mos komentoj as prokurorët, as gjyqtarët. Secili ka pozicionin e vet dhe është në të drejtën e vet”, deklaroi ai për mediat. 

Braçe shtoi se, mbi të gjitha, në çdo proces duhet të garantohet respektimi i të drejtave të njeriut. Kujtojmë që së fundmi deputeti socialist është ofruar si kandidat për zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos