Rama për përplasjet në PS: E pabesueshme si u raportua mbledhja

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 17:05 | Politikë

Rama për përplasjet në PS: E pabesueshme si u raportua mbledhja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve për përplasjet në mbledhjen e fundit të grupit të zgjeruar parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë një takimi me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama nuk i mohoi debatet, por kritikoi mënyrën se si ato u pasqyruan në media, duke i cilësuar si të ekzagjeruara.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër.

Pastaj flasim për reformën administrative territoriale, ku prezantohet analiza e të dhënave demografike dhe financiare, si dhe skenarët përkatës. Më pas trajtojmë edhe temat e komunikimit dhe të fushatës brenda partisë.

Fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare raportojnë për publikun ‘çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit’. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera.

Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne dhe as na ka pyetur njeri për ta hapur, dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos