Brukseli konfirmon për A2 CNN: Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 13:02 | Politikë

Brukseli konfirmon për A2 CNN: Shqipëria merr dritën jeshile nga

Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Brukseli konfirmon zyrtarisht për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

“Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.

Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Europian për gazetaren e A2 CNN Fjorela Beleshi.

Brukseli konfirmon për A2 CNN: Shqipëria merr dritën jeshile nga

Më herët gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, raportoi në Puls nga Bruna Çifligu se pas këtij miratimi, do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian më 26 maj.

“Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj”, raportoi Beleshi në A2 CNN. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos