Dega e PD Elbasan: Doris Madhi, e angazhuar maksimalisht në krah të PSD gjatë fushatës

Nga A2 CNN
29 Mars 2026, 21:46 | Politikë

Dega e PD Elbasan: Doris Madhi, e angazhuar maksimalisht në krah të

Dega e Partisë Demokratike Elbasan ka reaguar pas deklaratave të zonjës Doris Madhi në "Terminal" nga Aurora Sulçe në A2CNN.

Sipas kësaj dege, "Znj. Doris Madhi nuk ka qenë e përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në krah të Partisë Demokratike".

"Ajo është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate (PSD), duke bërë thirrje publike në rrjetet sociale që demokratët të votonin kandidatin e PSD për qarkun e Elbasanit. Gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD", lexohet në deklaratën e degës së PD Elbasan.

"Në zbatim të Udhëzimit nr. 01, datë 20.01.2026 dhe në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike, kryesia e degës së PD Elbasan ka marrë vendim unanim për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së. Ky vendim është i bazuar në parimet e transparencës dhe respektimit të rregullave statutore, dhe bëhet publik për të sqaruar qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë demokratët", lexohet më tej në reagim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos