
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama. Këtë deklaratë bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në një lidhje me A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë.
“Komisionerja e Zgjerimit ka deklaruar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit.
“Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”, deklaroi Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
I pyetur nëse ka tendencë kundër PD-së në Bruksel për zgjedhjet e 11 majit, Beleri e mohon një gjë të tillë dhe thekson se në Shqipëri nuk ka parti antieuropiane. (A2 Televizion)
