Dendias reagon pas takimeve me Nufin dhe Ramën: U diskutua edhe çështja e Himarës

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 18:00 | Politikë

Dendias reagon pas takimeve me Nufin dhe Ramën: U diskutua edhe

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar në rrjetin social X duke përmbledhur takimet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe homologun shqiptar Ermal Nufi.

Në takimin me Ramën, Dendias tha se u diskutua situata gjeopolitike në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ai shtoi se ka pasur mundësi të flasë edhe për Himarën, të cilën shkruan se e konsideron si vendin e hershëm të origjinës, si dhe për rolin e minoritetit etnik grek si urë miqësie mes dy vendeve.

Ndërkohë, në lidhje me takimin me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Nikos Dendias është shprehur se u dakordësua për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Ai theksoi se bisedimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s, si dhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave ushtarake.

A2 CNN Livestream

Latest Videos