
Pas rikonfirmimit si kryetar i Partisë Demokratike në referendumin e së shtunës, Sali Berisha nis mbledhjen e forumeve drejtuese. Të mërkurën në orën 19:00 do të mbledhë kryesinë ku në fokus të diskutimeve do të jetë agjenda e Kuvendit Kombëtar.
Ndërkohë pritet që para mbledhjes së Kuvendit, Berisha do të zhvillojë edhe një mbledhje të Këshillit Kombëtar.
Këto janë mbledhjet e fundit të këtyre forumeve, pasi Kuvendi do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar e më tej do të ketë zgjedhje edhe për kryesinë. (A2 Televizion)