Byroja e Kuvendit la në fuqi përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës pas seancës së tensionuar të 18 dhjetorit 2025, duke i ndaluar ata të marrin pjesë në Kuvend deri më 2 mars. Opozita nuk e njeh vendimin, paralajmëron ndjekje ligjore në gjykatë dhe vijimin e protestave parlamentare.
Byroja e Kuvendit la në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas seancës së tensionuar të 18 Dhjetorit 2025.
Gjashtë deputetët e opozitës Belind Këlliçi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka do të mungojnë në Kuvend deri në 2 Mars.
Pavarësisht vendimit të Byrosë, deputetët e PD-së thanë se nuk do ta njohin vendimin.
Ata njoftuan se do të ndjekin çështjen edhe në rrugë ligjore, duke u ankuar në gjykatë.
Demokratët paravësisht vendimeve nga shumica parlamentare nuk i ndalën protestat as në këtë sesion të ri. Në seancën e së hënës deputetët demokratë nuk lejuan normalitet, duke kërkuar largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga salla e Kuvendit. (A2 Televizion)