Sali Berisha mblodhi sërish demokratët në sheshin para Kryeministrisë, por mendjen e kishte te protesta e së shtunës. Foltoren para zyrës së Ramës e konsideroi si dëshmi qëndrese të qytetarëve, por shtoi se 24 Janari do jetë dëshmia e vërtetë e opozitës.
“Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar”, tha Berisha, shkruan A2.
Për të frymëzuar demokratët, Berisha tha se protesta e dhjetorit bëri jehonë në të gjithë botën: “Në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar. Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor”.
Kërkoi prej të tijëve angazhim maksimal, duke u catkaur edhe detyrat se çfarë duhet të bëjnë deri të shtunën: “Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo”. (A2 Televizion)