Deputeti Cara: Me këtë kod elektoral nuk ka rotacion politik, vota shkon kot

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 21:28 | Politikë

Igli Cara, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se me Kodin Elektoral aktual, rotacioni i sigurt është i pamundur.

“Marrëveshjet që ne kemi bërë për Kodin Zgjedhor nuk prodhojnë kollaj ndryshim. Kjo duhet thënë. Është gabim. Pa diskutim. Nuk më vjen turp ta them që nëqoftëse do të jetë gjithmonë ky Kod, atëhere nuk mundesh dot që të kesh rotacion të sigurtë. Sepse nëqoftëse thua që ke 52% dhe merr 83 mandate, pra nga 72 shkon në 83 se ta jep Kodi, kjo nuk është demokraci. Nëqoftëse 250 000 vota dalin të pavlefshme, vota shkon kot. Pikërisht këto gjëra t'i rregullojmë, por ama që kemi më tepër mundësi se dikur që kishim frikën, këtu jam dakord, por ama në atë kohë aq e rëndë ishte situata, saqë dhe fjalën demokraci nuk dinin ta ndanin. Unë kur e kam përdorur herën e parë fjalën demokraci, në atë kohë nuk e dinim realisht çfarë do të thonte. Edhe pluralizmin, kuptohet që erdhi më mbrapa se e tillë ishte situata”, u shpreh Cara.

“Tani kuptohet që hapësirat janë më të mëdha, po dhe informacioni është më i madh dhe prandaj unë këmbëngul fort, unë ftoj të gjithë që të bëhen pjesë e politikës. Pastaj, mos thoni pse janë vetëm këta politikanë”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos