Deputeti demokrat Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
31 Janar 2026, 19:01 | Politikë

Deputeti demokrat Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së "Shqipëria Bëhet".

Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po qëndron prej afro 2 muajsh, shkruan A2.

Në protestë ishte i pranishëm edhe Ermal Hasimja.

Në një prononcim për A2CNN para nisjes së protestës së të shtunës, deklaroi se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar përtej kryetarëve të partive.

“Duhet reformim total i sistemit elektoral, që i ka falur Edi Ramës pushtetin në tavolinë. Kërkojmë nga i gjithë spektri opozitar të distancohen totalisht nga Edi Rama dhe marrëveshja e fundit që bënë për Kodin Zgjedhor. Duhet një Kod i ri Zgjedhor që e çon hakun te i zoti, që do të thotë që vota vlen njësoj në të gjithë vendin”, tha Lapaj.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos