“Diaspora s’ka zë në parlament”, Krasniqi kritika qeverisë: Për çfarë votuan ata në zgjedhjet e 14 majit?

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 21:24 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësimit të diasporës në parlament, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14 majit, teksa ka komentuar organizmin e  samitit të katërt në Tiranë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se samiti u konceptua si një show patriotik me fjalime dhe duartrokitje, pas  një platformë reale debati dhe ndërveprimi.

“Të bësh show patriotik është mirë, po mjafton një. Nuk ka nevojë të bësh pesë samite për të bërë show. Sot për shembull këtij takimi të madhi i mungoi ndërveprimi, ishte konceptuar si podium me pjesëmarrës, me duartrokitje, gjë që mendoj që ishte e gabuar. E dyta, i mungoi përfaqësimi dhe ndërveprimi. I gjithë zëri i joqeveritar në Shqipëri nuk ishte i përfaqësuar dhe nuk flas për opozitën, flas për zërin joqeveritar të Shqipërisë. E treta pati shumë hartime, shumë slogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë që mund t'i shkojë një aktori, mund t'i shkojë një sportisti, një turisti, por nuk i shkon një shtetari. Shtetari flet me pika”, tha Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai kritikoi mungesën e rezultateve konkrete nga premtimet e mëparshme, si krijimi i regjistrit të diasporës, qendrave kulturore dhe bashkëpunimi i strukturuar me Kosovën.

“Angazhimi në samitin e parë ka qenë abetarja dhe furnizimi me arsimin shqip bazën, gjë që s'ka ndodhur. Ka qenë regjistrimi i shqiptarëve në botë, krijimi i regjistrit për shqiptarët në botë, gjë që s'ka ndodhur. Ka qenë krijimi i qendrave kulturore në të gjitha komitetet shqiptare të botës, gjë që s'ka ndodhur, organizimi dhe koordinimi me qeverinë e Kosovës për të bërë një aksion të përbashkët, gjë që s'ka ndodhur. Ministri e jashtëm i Kosovës e ngriti sot përsëri këtë çështje dhe pastaj adresimi i disa çështjeve që lidhen në aspektin ekonomik dhe social, se ne mund të përfitojmë nga ekspertiza e huaj e shqiptarëve në botë dhe se si mund të sjellim. Pastaj kur marrim ekspertë ndërkombëtarë të marrim shqiptarët e suksesshëm në botë, gjë që nuk ka ndodhur. Kështu që takimi do zhvillonte me këtë lloj gjërash. Janë t detyra ku jemi, ku kemi shkuar dhe çfarë do bëjmë”.

Krasniqi ngriti gjithashtu shqetësimin për emigracionin masiv, duke theksuar se rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi që nga samiti i parë, një fenomen që sipas tij duhet të ishte në qendër të diskutimeve.

“Mendoj që ka një keqkuptim në term. Termi diasporë ka të bëjë me diasporën nga Shqipëria në perëndim, ose në vendet e tjera, apo termi diasporë ka të bëjë me shqiptarët që ndodhen në botë dhe kam përshtypjen që moszgjidhja e këtij termi e ka keqpërdorur deri diku dhe këtë lloj nisme sepse për ta vazhduar fjalinë e kryeministrit çfarë ka dalluar nga samiti i parë te ky samit 300 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria nga që nga samiti i parë. Do të thotë që ka ndodhur një gjë e madhe për një vend të vogël si Shqipëria dhe kjo duhet të ishte temë samiti. Përpjekja për ta zgjeruar me përfaqësues dhe me fjalime edhe me retorikë nga rajoni është pozitive, por duhet të ishte një samit me shqiptarë bashkë me qeverinë e Kosovës, bashkë me përfaqësuesit tanë në Maqedoninë e Veriut, në Preshevë, me përfaqësuesit tanë që kemi pesë parlamente europiane sot anëtarët e Bashkimit Europian, duhet të kishte një lloj takimi elitash që të diskutojnë sfidat e shqiptarëve në kohën e sotme. Kjo nuk po ndodhte, nuk ishte pjesë e debatit politik”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos