“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në konflikt”, Abazoviç paralajmëron nga Tirana, mesazh për të drejtat e shqiptarëve

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 14:29 | Politikë

“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, theksoi nevojën për unitet në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, raporton A2CNN. 

Duke iu referuar situatës në Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se të drejtat e shqiptarëve mund vetëm të avancohen dhe jo të pësojnë hapa pas.

Duhet të jemi unik në mbrojtjen e të drejtave tona. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarët për të drejtat që janë arritura. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen, mundet vetëm të avancohen”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Abazoviç paralajmëroi edhe për pasojat e mungesës së bashkëpunimit, duke theksuar se: “Nëse nuk do të bashkëpunojmë, ne do të shkojmë ne konflikt. Besoj se çdokush sot e sheh sa i dëmshëm ishte konflikti. Mali i Zi e ka ndjerë në trupin e vet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos