Samiti i Diasporës, Berisha: Rama, armiku më i egër i kombit

Nga Anesti Barjamemaj
14 Prill 2026, 15:12 | Politikë

Sali Berisha kishte ndjekur me vëmendjen Samitin e Diasporës që është duke u zhvilluar në Tiranë në ditën e dytë të tij. Pas fjalimit të Edi Ramës para shqiptarëve të diasporës, lideri demokrat nga selia blu deklaroi se pohimet e kreut të qeverisë janë mashtrime dhe e akuzoi si armik të kombit.

“Në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb”.

Sa i takon komenteve të Ramës për drejtësinë, që e quan të pavarur nga politika, lideri i opozitës ka një tjetër këndvështrim.

“Ai është bërë famëzi. Kudo që shkon, me Lubi Ballukun është, rikthehet përsëri tek shqiptarët, legjenda, keni parë s'keni parë një i vdekur me të gjallë. Ata shkojnë si një binom hajdutësh, të cilët i garantoj se shpejt do të marrin vendin e merituar nga qytetarët shqiptarë”.

Një përgjigje për Ramën kishte edhe për investimet e huaja në Shqipëri në vitet e fundit, duke kundërshtuar shifrat e dhëna nga kreu i qeverisë gjatë samitit të diasporës.

 “Gjendje katastrofale e investimeve të huaja. Unë u informoj dhe u them shqiptarëve të diasporës se viti 2025 ka shënuar rënien më të madhe në histori të investimeve të huaja. Dhe se ajo që servilet si rritja më e madhe, në fakt është fake, fake dhe vetëm fake”.

Lideri opozitar edhe nga kjo konferencë u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestën e 17 Prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos