
Gjatë seancës së tensionuar në Kuvend, ku nuk munguan përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe gardistëve, sinjali i Kuvendit u shkëput, për shkak se u dogjën fibrat e shërbimit të transmetimit, shkruan A2 CNN.
Siç shihet edhe nga pamjet e A2 CNN, pajisjet që mundësojnë shërbimin janë shkrumbuar, por ende nuk dihet si ka ndodhur.
Flaka që përfshiu fibrat e transmetimit u shkaktua nga një flakadan. Punonjësit e gardës, pasi neutralizuan një flakadan në sallë e hodhën atë në ambientet e jashtme, duke i vënë zjarrin fibrës.
Vijon... (A2 Televizion)