“Do prodhojmë armë e anije”- Rama: Opozita thotë që kemi ngritur KAYO-n për të kaluar paratë e drogës!

Nga A2 CNN
16 Janar 2026, 18:18 | Politikë

“Do prodhojmë armë e anije”- Rama: Opozita thotë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të prodhojë vetë anije e armë, teksa foli për kompaninë KAYO që po krijohet.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku tha se shteti shqiptar do të bashkëpunojë në këtë sipërmarrje me një prej kompanive më ekselente në botë në këtë fushë.

Rama hodhi gjithashtu akuza ndaj opozitës, duke thënë se platforma e tyre është shpifja, pasi sipas tij, PD pretendon se KAYO do të përdoret për të pastruar paratë e drogës, gjë që sipas shefit të qeverisë është një gënjeshtër e madhe.

foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që thuhet gjerësisht në publik nga palët e tjera, referuar opozitës. Këtu ai mori si shembull marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë e përbashkët italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në Shqipëri.

“Në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësish e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qasje largpamëse.

Sot, zhvillohej seanca fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri, kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kompanisë tonë publike KAYO-s, ne kemi hyrë në një marrëveshje me Fincanterin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompani që shteti shqiptar është aksioner dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vende të tjera që do t’i shesi. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipri, 49% të shtetit shqiptar.

Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos