“E patolerueshme”, Beqiri: Zyrtarët e lartë që fusin duart në xhepat e qytetarëve do të dënohen

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 20:46 | Politikë

Pedagogu Evarist Beqiri, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se është e patolerueshme për të që zyrtari i lartë të fusë duart në xhepat e qytetarëve.

“Në politikë është e rëndësishme jo vetëm të jesh i pastër, por edhe të dukesh. Kjo vlen për qeverinë, opozitën dhe të gjithë. Ne po i shohim prurjet në Parlament... Që në Romën e lashtë, në Senat zgjidheshin njerëzit e mirë dhe të ditur, nuk zgjidheshin më të përdorshmit apo kushërinjtë. Zgjidheshin ata që e bënin mirë këtë punë. Politika kështu funksionon kudo dhe në Shqipëri drejt kësaj do shkojmë. Unë kam qenë për 15 vjet në instanca të larta drejtuese dhe nëse ka një gjë që unë nuk e toleroj, është zyrtari i lartë që fut duart në xhepat e qytetarëve”, tha pedagogu.

“Nuk toleroj as minjtë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe ata që abuzojnë me pushtetin për interesa meskine. Por, të jeni të sigurt që herët apo vonë të gjithë do të japin llogari”, shtoi Beqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos