“Politikanëve i ka hyrë frika, kush ka vjedhur do ndëshkohet”

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 20:24 | Politikë

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se politikanëve shqiptarë i ka hyrë frika nga SPAK-u, i cili, sipas tij, edhe pse opozita ka thënë që e kontrollon Rama, “koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%”.

“E vërtetë që kemi thënë se SPAK-un e kontrollon Rama, por koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%. SPAK-u e ka një lloj pavarësie, edhe nëse një prokuror i vetëm është i pavarur, ai në të drejtën e tij, integritetin profesional, ai mund të bëjë edhe goditje të tilla. Kështu që, në këtë aspekt nuk mund ta fusim gjithë institucionin. Ka problemet e veta, por ka edhe prokurorë që kanë shkëlqyer me zbatimin e ligjit, me integritetin. Nuk janë sprapsur përballë presioneve politike”, tha Ndoka.

“Kështu që, nuk ka 100% të mirë, por ka një institucion që në fund të fundit i ka dhënë njëlloj goditjet. Sepse nëqoftëse flasim për një drejtësi të re, ne e kemi parë se tani janë goditur, mirë apo keq, me standarte apo pa standarte, me procedura apo pa procedura... Ne kemi parë që politikanëve tanë i ka hyrë frika. Pra, kush ka futur duart në taksat e shqiptarëve meriton pa diskutim një ndëshkim, kushdo qoftë ai”, shtoi Ndoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos